Produkte speciale per ushqimin e bimeve

PLEHERIMI i KULTURAVE BERTHAMORE

 

Nevojat mesatare te berthamoreve  per nje rendiment maksimal llogariten si me poshte:


Azot (N)                          20 kg/dynym               Calcium 20 kg/dynym

Fosfor (P2O5)                7 kg/dynym                 Magnez 6 kg/dynym

Potas (K2O)                   25 kg/dynym


Plehu kokrizor qe i afrohet ketij raporti eshte Haifa TURBO-K, 14-14-17 + 2 MgO + Fe + Zn, me nje doze perdorimi 70-90 kg/dynym, si pleherim baze.

 

PLEHERIMI PLOTESUES

  • Me fillimin e vegjetacionit te ri pleherojme me Poly-Feed  20 - 20 - 20 + TE,

5 kg/dynym me sistemin e vaditjes cdo 7-10 dite.

 

  • Ne fazen e fryrjes se sythave bejme sperkatje gjethore me

TRADECORP Zn, 50-70  gr/100 litra uje.

 

  • Ne fazen e gonxhimit te plote bejme sperkatje gjethore me

BORAMIN Ca 300-400 cc/100 litra uje.

 

  • Pas rrezimit te petaleve bejme sperkatje gjethore me

EVERYFERT FOLIAR 19-19-19 + TE, 500 gr/100 litra uje

dhe ne vazhdim me RUTER AA 300 ml/100 litra uje dhe TRAFOS B-MN-Fe, 400 cc/100 litra uje.(cdo 7 dite.)

 

  • Pas lidhjes se kokrave pleherojme me Poly-Feed  21-11-21 + 2 MgO +TE, 

5-7 kg/dynym me sistemin e vaditjes cdo 7-10 dite

  • Per te evituar carjen e kokrave(Qershi), perdorim PHOSTRADE Ca,

300 cc/100 litra uje, menjehere pas rrenjes se petaleve 2-3 here.(nga gjethet)

 

  • Ne fazen e fillimit te rritjes intensive te kokrave bejme sperkatje

gjethore me PHOSTRADE Mg, 300-400 cc/100 litra uje dhe ne vazhdim me

EVERYFERT FOLIAR 20-20-20 + TE,  500 gr/100 litra uje 2-3  nderhyrje cdo 7-10 dite. Ne vazhdim te kesaj faze sperkasim me CALITECH, 200-300 cc/100 litra uje, duke bere 2 sperkatje cdo 10 dite. 

 

  • Ne fazen e rritjes intensive te kokrave perdorim HAIFA DUO (14-0-28 + 10 CaO + 0,1 B), nepermjet sistemit te vaditjes, 7-10 kg/dynym, cdo 7-10 dite, ose format e tij kokrizore me shperndaje para vaditjes.

 

  • Ne fazen e ndryshimit te ngjyres bejme sperkatje gjethore me FINAL K , ose

FRUTALIV 200-300 cc/100 litra uje.

 

Ne fazen pas vjeljes se kokrave bejme sperkatje gjethore me

TRAFOS B-MN-Fe, 400 cc/100 litra uje dhe ne vazhdim me TRADECORP Zn, 50-70  gr/100 litra uje.

 

Per te perballuar mungesen e hekurit perdorim preparatin ULTRAFERRO ne dozen 300 - 500 gr/dynim i cili perdoret i vecante dhe pa rene ne kontakt me driten e diellit. (Ne darke).

Per te perballuar streset e ndryshme (temperatura  te ulta ose te larta, deme nga semundjet dhe demtuesit etj) perdorim preparatin DELFAN PLUS ne dozen 200-300 cc/100 litra uje  duke bere 3 - 4 nderhyrje.

Per te ulur Ph-in e tokes dhe ujit perdorim preparatin LOWER 7, 40-150ml/1 ton uje.