Produkte speciale per ushqimin e bimeve

PROGRAM PRAKTIK PER PLEHERIMIN
E DOMATES (SERE)

 

Nevojat per 18 ton/dynym jane:

Azot (N)               50 KG                             Kalcium (CaO)     44 kg

Fosfor (P2O5)     13 kg                               Magnez (MgO)    13 kg

Potas (K2O)         85 kg

 

A- Faza e pare: Nga mbjellja deri ne lidhjen e katit te pare (8-10 dite)

RUTER AA 1 dite pas mbjelljes i liter/dynym.

Perdorim plehun  kristalor  BEST 12 - 48 - 8 + TE ne dozen 2 - 3 kg/dynim + HUMISTAR 1 lit/dynym.  Bejme 2 pleherime me nje norme uji 4 - 5 m3/dynim.

10 dite pas mbjelljes perdorim TRADECORP Zn  200 - 300 gr/dynim dhe ne fillimin e hapjes se luleve BORAMIN Ca ne dozen 800 - 1000 cm3/dynim me vaditje.

 

B- Faza e dyte:   Nga fillimi i lulezimit deri ne lidhjen e kokrave (25 dite).

Perdorim plehum kristalor BEST 20 - 20 - 20 + TE duke llogarritur 1,3 kg/dynym ne dite (4 kg/dynym cdo 3 dite).Ne cdo 3 vaditje bashke me plehun hedhim 1 liter/dynym HUMISTAR.

Ne kete faze bejme 2 nderhyrje me BORAMIN Ca cdo 15 dite.

Cdo 12 dite perdorim NITRAT MAGNEZI 3-5 kg/dynym dhe NITRAT KALCIUMI 4 kg/dynym.

 

C- Faza e trete: Nga lidhja e kokrave deri ne vjeljen e pare (30 dite)

Perdorim plehun kristalor BEST 16-8-24 + 4 MgO +TE, ne doze 1,7 kg/dynym ne dite (5 kg/dynym cdo 3 dite).

Korrigjojme me BEST 24-8-24 +TE per zhvillim me te fuqishem vegjetativ.

Pas lidhjes se plote te katit te 4-te perdorim HUMICAL 1,5 litra/dynym.

Cdo 12 dite perdorim NITRAT MAGNEZI 3-5 kg/dynym dhe NITRAT KALCIUMI 4 kg/dynym.

 

D- Faza e katerte: Nga vjelja e pare deri ne fund te prodhimit (100-110 dite).

Perdorim plehun kristalor BEST 15-10-30 + TE, ne  doze 1,7 kg/dite ( 5 kg/dynym cdo 3 dite), dhe plehun kristalor 14-0-28 + 10 CaO ( 5 kg/dynym cdo 3 dite) duke perdorur nje here njerin dhe nje here tjetrin. Vazhdojme me perdorimin e preparatit HUMICAL  ne dozen 1 - 2 litra/dynim cdo 15- 20 dite duke bere gjithsej 2-3 nderhyrje te tjera.

Per te mbuluar nevojat per mikroelemente mund te perdorim serine e plehrave  EVERYFERT PLUS  

qe permban keto mikroelemente: Fe (EDDHA) 0,4%, B- 0,1%, Zn (EDTA) 0,15%, Mn (EDTA) 0,25%,

Mo – 0,04%, Cu (EDTA) 0,05%, ne formulimet analoge: 18-18-18,  9-15-27, 21-7-21, (1% AM + 1% SW + 1% FA),duke zevendesuar me kete seri 30-40% te sasise totale te plehrave te perdorura.

 

Per te ulur kripezimin perdorim medikamentin SALTRAD ne dozen 1 liter/dynim duke bere 4 - 5 nderhyrje cdo 15 dite.

Per te perballuar mungesen e hekurit perdorim preparatin ULTRAFERRO ne dozen 300 - 500 gr/dynim i cili perdoret i vecante dhe pa rene ne kontakt me driten e diellit.  (Ne darke)

Per te perballuar streset e ndryshme (temperatura  te ulta ose te larta, deme nga semundjet dhe demtuesit etj) perdorim preparatin DELFAN PLUS ne dozen 1 liter/dynim duke bere 3 - 4 nderhyrje.

Per te ulur Ph-in e tokes dhe ujit perdorim preparatin LOWER 7, 40-150ml/1 ton uje.

Per te rritur madhesine shijen dhe ngjyren e kokrave sperkasim me FINAL K,  200ml/100 litra uje dhe FRUTALIV,  300 ml/100 litra uje.

Per hollesira te metejshme drejtohuni prane bashkepunetoreve te firmes.