
Pasion dhe dituri
Produkte speciale per ushqimin e bimeve

PLEHERIMI I LULESHTRYDHES
Pjesa më e madhe e sistemit rrënjor te luleshtrydhes zhvillohet në thellesi 15 cm ne tokë, kështu që plehrat (minerale dhe organike) nuk duhet te hidhen shume thelle.
Bima e luleshtrydhes ka një nevojë të veçantë per lende ushqyese në faza të caktuara, si:
1-diferencimi i sythave (Vjeshtë - zhvillimi i mëvonshëm i luleve dhe lastareve lulore eshte i lidhur ngushtë me disponueshmërinë e lendeve ushqyese në fazën e diferencimit).
2-lulëzimi (reduktimi i substancave rezervë në rrënjë)
3-pjekja e frutave.
Për sa i përket nevojave te lulushtrydhes ne makroelemente, kerkon më shume potas dhe me pak fosfor. Për prodhimin e 1000 kg/dynym, luleshtrydhja kërkon 3,5 kg azot, 2.5 kg fosfor, 6,5 kg potas, 1,6 kg kalcium dhe 0.5 kg magnez. Luleshtrydhja eshte e ndjeshme gjithashtu ndaj mungeses se manganit (Mn), hekurit (Fe), borit (B), dhe zinkut (Zn).
Këto shifra, megjithatë, janë vetëm për referencë, sepse duhet të marrim në konsideratë faktorë të tillë si përbërja dhe pjelloria e tokës dhe kontributet e mundshme nga kulturat e tjera.
Azoti është i domosdoshem për rritjen e bimëve dhe produktivitetit dhe ndikon në aspektet sasiore dhe cilësore të prodhimit. Azoti është i domosdoshem në javët e para pas tranpiantimit per të siguruar vellazerim te mirë dhe diferencim të mire te sythave lulore. Në pranverë, në fillim të rritjes vegjetative, duhet të sigurojmë disponueshmërinë e duhur, por të kufizuar azotit, sepse azoti i tepërt mund të ndikojë negativisht në cilësinë e frutave (ne konsistencë, ne përmbajtjen e sheqerit, aciditetit dhe shijes). Një rritje e azotit mund të shkaktojë ndjeshmeri ndaj sëmundjeve dhe vonim te pjekjes.
Fosfori është një element që nxit rritjen e produktivitetit dhe rrit rezistencen e bimeve ndaj temperaturave të ulëta. Në disa raste (prania e lartë e kalciumit aktiv ne toke) mund të bëjë thithjen e fosforit nga toka te vështirë.
Potasi është element jetik për prodhimin e frutave, (sasi dhe cilësi), favorizon rritjen e perqindjes se sheqernave, te lëndës së thatë dhe aciditetit. Për më tepër, potasi favorizon hershmerine e pjekjes.
Është e qartë se një furnizim i mirë me plehra nuk është i mjaftueshem dhe ne duhet të marrim parasysh dhe disa karakteristika te caktuara të tokës, të cilat janë thelbësore për luleshtrydhen, si: pH-shin e duhur (luleshtrydhet preferojne tokat lehtesisht acide me pH 5,5-6,5) toka te pasura në lende organike , me përmbajtje te kalciumit aktiv më te ulët se 6% dhe me strukture të mirë (ideale janë tokat e mesme)
SUGJEROJME:
Pleherim baze:
100 kg/dynym FERTIBLUE 12-12-17 +2 MgO +TE, para mbjelljes se kultures duke e perzier me token ne thellesi 10-15 cm.
Pleherim plotesues:
NGA MBJELLJA DERI NE NDALIMIN E ZHVILLIMIT TE BIMEVE (DIMER):
-
Bejme 5-6 pleherime me sistemin e vaditjes me BEST ose POLYPLANT 20-20-20 +TE me doze 4-5 kg/dynym cdo 10-15 dite.
-
Ne cdo nderhyrje shtojme HUMISTAR (15% acide humike) 1 liter/dynym. ( 4-5 kg 20-20-20 + 1 liter HUMISTAR )
-
Bejme sperkatje gjethore me RUTER AA me doze 300-400 ml/100 litra uje gjithsej 3 here.
NE PRANVERE PAS FILLIMIT TE VEGJETACIONIT:
-
Hedhim plehun kristalor POLYPLANT (ose BEST) 12-20-30 + ΤΕ ne dozen 4-5 kg/dynym ne intervale 7-10 dite duke bere ne total 5-6 nderhyrje.
-
Sperkasim me TRAFOS-K ose me TRAFOS Mg-B-Mn-Fe, 300-500 cc/100 litra uje, cdo 10-14 dite duke bere ne total 3 nderhyrje.
-
Ne fillim te lulezimit bejme sperkatje gjethore me BORAMIN Ca 300-400 cc/100 litra uje.
-
Bashke me produktet e mbrojtjes se bimeve
-
(pesticidet) perdorim plehun gjethor EVERYFERT foliar 12-26-35 +TE, 400-500 gram/100 litra uje duke bere ne total 3-4 nderhyrje.
-
Bejme 3 pleherime me sistemin e vaditjes me HUMICAL (acide humike me kalcium EDTA) 1,5-2 litra/dynym (hidhet i vecante), duke filluar nga faza e rritjes se kokrave dhe cdo 15-20 dite.
-
Ne fillimin e ndryshimit te ngjyres se kokrave (jeshile ne te bardhe ) perdorim me sperkatje gjethore FINAL K (potas organik) ne dozen 200-300 cc/100 litra uje ( ngjyre, sheqer, madhesi dhe shije ).



