
Pasion dhe dituri
Produkte speciale per ushqimin e bimeve

DELFAN PLUS
Formulim aminoacidesh me origjine organike me reaksion acid DELFAN eshte produkt hidrolize mbetjesh bimore te homogjenizuara qe permban L-a- aminoacide qe thithen lehte nga bimet.
DELFAN i jep bimes (qe reagon menjehere pas sperkatjes gjethore) aminoacidet e domosdoshme dhe bima nuk detyrohet te harxhoje energji per prodhimin e tyre. Rezultatet e veprimit te produktit ne bime jane te dukshme brenda nje kohe shume te shkurter, sidomos kur bimet ndodhen ne gjendje stresi per arsye te semundjeve, temperaturave te ulta, thatesires etj.
Bimet perdorin L-a- aminoacidet ne proceset e ndryshme metabolike dhe kjo eshte nje faktor tjeter qe ben formulimin DELFAN nje produkt ideal per zhvillimin e shpejte te bimeve. Nje avantazh tjeter i formulimit DELFAN eshte PH-shi acid qe i jep mundesine te perzihet me shumicen e plehrave dhe pesticideve te cilat thithen keshtu me lehte nga gjethet (per shkak te mekanizmit energjik te transportit qe karakterizon aminoacidet).
DELFAN keshillohet te perdoret kur bimet jane ne kushte te veshtira.


FORMA: I LENGSHEM KAFE
KARAKTERISTIKA: PH 5 - 5.5
Pesha specifike 1.12 gr/ml
DOZAT DHE MENYRA E PERDORIMIT
PERDORIMI NE TOKE
Doza e pergjithshme eshte 1- 3 litra/dynim e cila ndahet ne 3 - 4 nderhyrje gjate gjithe ciklit vegjetativ (dmth 0,5 - 1 liter/dynim ne cdo nderhyrje)
PERDORIMI NE GJETHE
PERIME: Doza e pergjithshme eshte 100 - 200 cm3 per 100 litra uje. Sperkatja e pare behet kur bimet arrijne lartesine 5 - 10 cm. Ndjek sperkatje e dyte nje jave pas trapjantimit . Totalisht behen 3 - 5 sperkatje cdo 10 - 15 dite.
PEME FRUTORE: Doza e pergjithshme eshte 200 - 300 cm3/ 100 litra uje. Sperkatjet fillojne gjate rrezimit te petaleve dhe fillimin e zhvillimit te frutave. Keshillohen 2 - 3 sperkatje me dozen e mesiperme.
PERZIERJA
Perzihet me shumicen e plehrave dhe pesticideve pervec vajrave minerale, squfurit dhe produkteve me baze bakri qe kane PH > 8.
PERZIEJENI MIRE PARA PERDORIMIT