SOLUCION USHQYES   P-K- (Zn) 28-5- (9)

 





Permbajtja ne perqindje(p/p):

Anhidrid fosforik (P2O5) i tretshem ne uje: 28%

Oksid potasi i tretshem ne uje: 5%

Zink (Zn) i tretshem ne uje: 9%

 





Phostrade Zn eshte nje solucion fosforik i koncentruar qe permban fosfor dhe zink lehtesisht te asimilueshme.Perdorimi i tij keshillohet  per kulturat qe kane kerkese per zink sic jane pemet frutore, soja, domatja, misri, etj.

Phostrade Zn mund te perdoret me sperkatje gjethore ose ne rjeshtin e mbjelljes. Formulimi i tij ndihmon thithjen e zinkut edhe ne temperaturat e ulta dhe disponimi i tij total ne terren eviton reaksionet dhe bllokimet duke realizuar keshtu nje efekt te shkelqyer starteri. Formulimi i tij krijon mundesine e thithjes direkte nga fara pa influencuar negativisht ne energjine mbirese te  fares ose te fidanit.

Phostrade Zn mund te aplikohet direct mbi rrjeshtin e mbjelljes ose te trapjantimit duke perdorur lokalizues qe mund t’i pershtaten lehte makines mbjellese.
 

Dozat dhe menyra e perdorimit

Aplikim direct mbi rrjeshtin e mbjelljes ose te trapjantimit duke perdorur lokalizues specifike.

Miser (per koker ose per forazh), fasule, patate, domate, panxhar: 15l/ha.

Sperkatje gjethore:

Kultura barishtore: 3-5 l/ha.

Peme frutore: 3-6 l/ha.

Rekomandohet qe kultura te kete nje mase te mjaftueshme gjethore.

Perziejeni mire para perdorimit.

Keshillohet nje volum minimum uji 200 l/ha.

Perzierja

Phostrade Zn perzihet me te gjitha plehrat dhe agrokimikatet e zakonshme.

Keshillohet nje prove e vogel para pregatitjes se mishelles ose konsulltimi me nje expert teknik.               

PARALAJMËRIMET, PERDORIMI DHE RUAJTJA

Mbajeni produktin larg femijeve.

Ruajeni produktin ne vende te fresketa dhe te thata, ne temperature nga 5-30 grade C, larg rezeve te diellit. Produkti nuk eshte i djegshem.

Gjate perdorimit vishni maske dhe dorashka.

Shplahuni me uje te bollshem ne rast kontakti me lekuren dhe syte.

Ruajeni produktin vetem ne amballazhin original.

Perdorni produktin ne baze te udhezimeve te etiketes.

Ne rast dyshimi konsulltohuni me tekniket e firmes dhe agronomin e zones.

Mos tejkaloni dozat e rekomanduara.

Tundeni mire para perdorimit.  Mos hidhni shishet dhe produktin ne ambjent.

 

PRODHUES:  TRADECORP SA SPANJE  

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

Phostrade Zn

 

EC FERTILIZER