top of page

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

PROGRAMI I PLEHERIMIT  TE SHALQIRIT

PROGRAMI I PLEHERIMIT  TE SHALQIRIT

PLEHERIMI BAZE

Bazohet ne analizat e tokes dhe historikun e parceles.

Zakonisht ne pleherimin baze hedhim : 5 tone/dynim pleh organik te kalbur.

                                               10 kg P2O5; 10-15 kg K2O

Keto nevoja plotesohen duke hedhur plehun kokrizor FERTIBLUE  12-12-17 + 2 MgO + TE ose VETO 10-10-15 + 2 MgO +TE qe permban 20% lende organike, ne sasi 100 kg/dynim kur bejme shperndarjen ne gjithe siperfaqen e tokes dhe 40-50 kg/dynim kur bejme pleherim ne rrjeshta.

 

PLEHERIMI PLOTESUES:

Pleherimi plotesues ndjek fazat e zhvillimit te bimes dhe tipin e kultivimit (me mbulim ose jo) dhe ka keto faza:

                                                                                                 Faza e pare

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Faza e pare - Nga trapjantimi deri ne heqjen (carjen) e mbuleses plastike:

Hedhim  plehra kristalore fosforike   POLYPLANT 12-48-8+TE, si dhe RUTTER AA  me qellim qe te ndihmojme zhvillimin e sistemit rrenjor.  Pleherimi i pare behet menjehere pas trapjantimit dhe ne vazhdimesi pleherojme cdo 1 ose 2 vaditje me doze 1-1.5 kg /dynym.

Sasia totale e plehut qe hedhim ne kete faze eshte  5-6 kg/dynym.

 

       

 

 

 

 

 

                                                                                                                           


                                                                                               faza e dyte


Faza e dyte - Nga heqja (carja) e plastmasit deri ne lulezim:

Behen 2 pleherime me keto plehra:   POLYPLANT 20-20-20 + TE 2- 3 kg/dynim  me nje sasi uji 4-5 m3/dynim,  (2- ore vaditje.) + HUMISTAR 1 lit/dynym.

 

Nje pleherim me NITRAT MAGNEZI 3 kg/dynym

 

                                                                                                                                       Faza e trete 

 

 

Faza e trete -  Lulezimi - perfundimi i lidhjes se kokrave:

 

POLYPLANT 16-8-24 + 3 MgO +te  2 kg/dynim.

Behen dy pleherime me sasi uji 4-5 m3/dynim.(mesatarisht 2 ore vaditje me tub me pika ne distance 40 cm.)

Nje pleherim me NITRAT MAGNEZI 3 kg/dynym                 

Ne fazen 2 dhe 3 duhet te shtohen ne pleherim acide humike dhe fulvike 2-3 kg/dynim per te nxitur zhvillimin e mikroflores dhe per te permiresuar thithjen e elementeve ushqyese dhe zhvillimin e bimes (HUMISTAR, HUMICAL etj.)

 








 

 

                                                                                                                     Faza e katert

 

Faza 4 -  Nga lidhja deri ne pjekje:

 

Eshte faza e rritjes intensive dhe nevojat per elemente ushqyese jane te medha sepse ne kete faze kerkohet :

-Rritje e shpejte e kokres,shtimi i peshes se kokrave rritje e permbajtjes se sheqerit ,shpejtimi i pjekjes.

 

    Ne kete faze perdorim:

 

POLYPLANT 24-8-24 +TE me doze 4-5 kg/dynim.bejme 10 nderhyrje  me nje sasi uji 10-11 m3/dynim.  Ne fillim te kesaj faze pleherojme cdo 2 ujitje dhe ne vazhdim ne cdo ujitje.( 4 ore vaditje.)

Dy pleherime te ndermjetme  me Multi i-K Mg (11-0-40 + 4MgO) 5 kg/dynym

 

 Pleherimi ndalon 2-3 dite para vjeljes.

 

Gjate gjithe fazes se kultivimit behet kontroll i vazhdueshem dhe nqse shikojme shenjat e para te mungeses se mikroelementeve bejme nderhyrje me perzierje mikroelementesh me sperkatje ose me vaditje.

Sistemi i rregullt i pleherimit qe te jape rezultatin maximal duhet te jete vazhdim i masave paraprake qe kane te bejne me: sistemimin e tokave, kullimin dhe ajrosjen, permiresimin e aciditetit ne tokat acide etj.  Nqse keto masa nuk jane marre, atehere mund te shfaqen probleme te ndryshme si: toksicitete te elementeve te ndryshme (p.sh. toksicitet Mangani), mungesa te ndryshme (Magnezi, Kalciumi, Hekuri etj.) qe per t'i perballuar duhen nderhyrje te vecanta.

Kjo teknologji synon ne arritjen e rendimentit maksimal.  

kur synimi eshte hershmeria ne dem te prodhimit atehere duhet te bejme nderhyrje te vecanta per te cilat do tju japim udhezime pasi te na drejtoheni.

bottom of page