
Pasion dhe dituri
Perdorimi gjethor i elementeve ushqyes pavaresisht se nuk mund te mbuloje ne total nevojat e bimeve ne makro dhe mikroelemente perben nje mundesi te madhe per te tejkaluar mungesat e perkohshme ne lende ushqyese (sidomos disa deficienca) per arsye te shpejtesise se larte te reagimit te bimeve ndaj pleherimit gjethor.
Paralelisht pleherimi gjethor ul koston e pleherimit dhe minimizon problemet qe krijojne plehrat ne toke dhe ne ambjent.
Firma ALBAFERT SH.P.K ka krijuar nje seri plehrash gjethore te studiuara per cdo kulture (perime, agrume, ulli, peme frutore, grure, miser, jonxhe, etj) per te mbuluar nevojat e kulturave ne makro dhe mikroelemente ne fazat e ndryshme te zhvillimit.
DOZA E PERDORIMIT: 400-500 gram/100 litra uje.
Produkte speciale per ushqimin e bimeve
PLEHERIMI GJETHOR

Avantazhe te serise “EVERYFERT FOLIAR “
AZOTI TOTAL qe permbajne plehrat eshte ne forme ureike (pa biuret). Epiderma e gjethes ehte 10-20 here me e pershkueshme ndaj urese ne raport me ionet e tjerra minerale dhe nga ana tjeter ureja ndihmon penetrimin e lendeve te tjerra ushqyese duke rritur shpejtesine e thithjes se anioneve (PO4, Mn, SO4, Mg, Fe, etj).
Kane permbajtje te larte mikroelementesh ne forme kelatike, ne vartesi te nevojave te cdo culture. Format kelatike te kationeve (Fe, B, Zn, Mn, etj ) thithen shume me shpejt nga epiderma e gjethes sesa format e tyre kripore.
Kane permbajtje te larte ne aminoacide (3-9%). Aminoacidet penetrojne direkt ne bime dhe ndihmojne ne thithjen e lendeve te tjerra ushqyese. Gjithashtu aminoacidet ndihmojne bimet per te kapercyer situatat e veshtira te “stressit” (ngrica, temperatura te larta, deme nga bresheri, shiu, semundje te ndryshme etj).
Perqindje te larte ne alga (2% ascophyllum nodosum). Algat aktivizojne zhvillimin e meristomave, kontribojne ne fuqizimin e bimeve dhe te sistemit rrenjor dhe njekohesisht perforcojne thithjen e elementeve te tjerra ushqyese.
Tretshmeri shume e larte. Plehrat gjethore te linjes EVERYFERT FOLIAR kane tretshmeri 2-3 here me te larte nga te gjitha plehrat e njohura kristalore.
Bashkeveprim: Plehrat gjethore te linjes EVERYFERT FOLIAR mund te perzihen me shumicen e pesticideve (herbicide, fungicide, insekticide ) duke perforcuar njekohesisht efektin e tyre.
Nenvizim: Formulimet "ENERGY" (11-34-22 + 2 SW + 3 AM + TE) dhe “FLOWERING & SETTING” (19-19-19 +2% SW + 6,5% AM + TE) pervec efektit ushqyes, luajne nje rol shume te madh ne lidhjen dhe mbajtjen e frutave fale raportit te larte “BOR-MOLIBDEN” (0,5% dhe 0,4%)