
Pasion dhe dituri
PERSHKRIMI:
DISPER Root GS eshte nje produkt i specializuar per sistemin rrenjor. Funksioni i tij kryesor eshte aktivizimi i zhvillimit te sistemit rrenjor, per te siguruar zhvillimin e panderprere te kulturave. Njekohesisht aktivizon dhe zhvillimin e bimeve. DISPER Root GS eshte ne forme KOKRIZASH, totalisht te tretshme ne uje.Eshte i lehte ne perdorim dhe i pershtatshem per te gjitha sistemet e vaditjes dhe te sperkatjes sepse nuk permban pluhur dhe nuk krijon ngurtesime.
SINTEZA E GARANTUAR:
Aminoacide te lira 38.00 %
Fosfor (P2O5) 10.00 %
Potas (K2O) 1.30 %
Kalcium (CaO EDTA) 1.50 %
Humike 14.00 %
Vitamina(grupi B) 3.90 %
Polysakharite 16.7 %
Totalisht i tretshem
Percjellshmeria elektrike: 0,14 mS/cm ne1 g/L tretesire
VEPRIMI:
DISPER Root GS aktivizon kulturat ne nivele te ndryshme:
Ne rrenje,shton zhvillimin e rrenjes.. Shton numrin dhe gjatesine e qimeve thithese. Shton peshen e sistemit rrenjor, shton trashesine e qafes dhe rezistencen e bimes.
Aktivizon lulezimin.
Ne gjendje stressi:permban molekula osmorregullatore kunder stressit.
Ne prodhim: Hershmeri dhe permiresim i prodhimit.
DOZAT E PERDORIMIT:
Perdoreni nga fazat e para: ne kulturat njevjacare pas trapjantimit ose me shfaqjen e gjetheve te para dhe ne kulturat drufrutore ne celjen e sythave.
Me sperkatje: 2-3 trajtime me 50-80 gr/100 litra uje cdo 7-15 dite..
Me vaditje: 2-4 trajtime me 50-100 gr/dynym cdo 7-10 dite. Perqendrimi ideal i solucionit ushqimor tek rrenjet eshte 0,05-0,2 gram/liter.
REKOMANDIME PERDORIMI:
Dozat dhe koha e perdorimit te produktit duhet te percaktohen ne te gjitha rastet me ndihmen e specialistit. Te depozitohet ne vende te fresketa dhe te thata, ne amballazhin origjinal, larg femijeve dhe kafsheve. Keshillojme te mbyllni mire amballazhin pas cdo perdorimi.
KOMBINIMI:
Mos e perzieni me vajra dhe produkte shume alkalike ose shume acide. Ph-i i DISPER Root GS eshte 7,5.
SHENIME PER PERDORUESIN:
Te dhenat dhe rekomandimet e mesiperme jane rezultat i studimeve dhe provave. Nderkaq perdorimi ose depozitimi i keq mund te ndikojne ne karakteristikat dhe rezultativitetin e produktit. Meqenese keto faktore jane jashte kontrollit tone, nuk pranojme asnje pergjegjesi qe buron nga ato. Kompania garanton sintezen dhe formen e produktit.
Produkte speciale per ushqimin e bimeve
DISPER Root GS

