top of page

PERSHKRIMI:

DISPER CHLOROPHYL GS  eshte nje formulim qe nxit mekanizmat e prodhimit te klorofiles ne te gjitha kulturat. Thithet shume shpejt dhe teresisht nga bimet dhe ehte shume i sigurte ne perdorim sepse eshte ne forme kokrizash totalisht te tretshme ne uje.

 

MENYRA E VEPRIMIT:

DISPER CHLOROPHYL GS aktivizon mekanizmat e prodhimit te klorofiles (e cila eshte pergjegjese per ushqimin e bimeve dhe per ngjyren e tyre jeshile) tek bimet e stresuara. U jep fuqi bimeve qe te tejkalojne situatat e veshtira.Pershpejton gjithashtu  zhvillimin e bimeve te reja ( ne momentet qe bimet jane te ndjeshme  ndaj sulmeve te paraziteve, ndaj stressit ujor dhe kushteve te disfavorshme klimatike.)

 






SINTEZA

Aminoacide te lira 60´0 %

Vitamina 22´0 %

Molibden 2´0 %  

 







DOZAT E PERDORIMIT: Keshillohet perdorimi ne rastet kur kemi ngadalesim te zhvillimit dhe “stress “ per shkak te kushteve te disfavorshme( ftohte,ngrice,bresher,temperatura shume te larta, perdorim i keq i plehrave kimike dhe organike, produkteve te mbrojtjes se bimeve etj).Keshillohet perdorimi ne fazat kritike te zhvillimit te kulturave( ne fazen e fidanit, ne celjen e sythave, lidhjen e kokrave etj) me qellim pershpejtimin e zhvillimit. Rinovimi i ngjyres jeshile ne bime tregon efikasitetin e produktit.

 

Me sperkatje: 30-50 gr/100 litra uje.Normalisht sperkatja perseritet cdo 7-15  dite ne varesi te stadit dhe reagimit te bimes.

Ne rastet e stressit  intensiv perdorim 75 gr/100 litra uje.

 

Me vaditje : 2- 4 perdorime me  50-100 gr/dynym  nga fazat e para te zhvillimit dhe cdo 7-12 dite.

 

BASHKESHOQERIMI: Keshillohet te mos perzihet me vajra minerale dhe produkte alkalike.  pH-i i DISPER CHLOROPHYL  GS  eshte  4,5.  Te mbyllet mire amballazhi nqs pas perdorimit tepron produkt.

 

KUSHTET E RUAJTJES:  Depozitojeni ne vend te fresket dhe te thate ne amballazhin fillestar dhe larg femijeve, ushqimeve dhe kafsheve.

 

SHENIM PER PERDORUESIN: Sugjerimet dhe informacionet e produktit jane rezultat i studimeve dhe provave.Pavaresisht nga keto kushtet e ruajτjes dhe perdorimi i keq i produktit mund te ndryshojne karakteristikat dhe rezultativitetin e tij. Meqenese keto raste jane jashte kontrollit tone asnje pergjegjesi  nuk mbajme per ato.Rekomandojme te kerkoni keshillen e agronomit. Kompania garanton sintezen dhe formulimin.

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

STIMULANT I MEKANIZMAVE TE PRODHIMIT TE KLOROFILES  

 NDIHMUES  I ZHVILLIMIT TE BIMEVE

DISPER Chlorophyl GS 

DISPER GS
bottom of page