
Pasion dhe dituri
Ne perpjekjen tone per te krijuar produkte innovative krijuam nje linje plehrash kristalore te kompletuar qe permban:
Elementet baze ne formulime te ndryshme per te mbuluar nevojat e te gjitha kulturave ne te gjitha fazat e zhvillimit.
Mikroelemente ne permbajtje 15-20 here me te madhe nga produktet e kesaj kategorie.
Aminoacide (AM), Acide Fulvike(FA) dhe Alga (Ascophyllum Nodosum-SW)
Ne mbi 50 analiza toke serrash qe kemi bere rezultatet treguan mungese te theksuar Hekuri(Fe), Zinku(Zn) dhe Bori(B).
Produkte speciale per ushqimin e bimeve
EVERYFERT “PLUS”
“ TE GJITHA NE 1 ”


Me perdorimin racional te linjes se plehrave PLUS:
-
Mbulojme nevojat totale ne te gjitha fazat e zhvillimit dhe evitojme te gjitha karencat e mikroelementeve. Fermeri do te shtoje vetem Kalcium(Ca) dhe Magnez(Mg) sipas nevojave.
-
Shtojme ne menyre te ndjeshme rezistencen e bimeve ndaj “stressit” por edhe rikthimin e bimeve nga gjendja e “stressit” ne gjendje normale.
-
Fuqizojme zhvillimin e sistemit rrenjor dhe lulezimin.
-
Riperterijme floren bakteriale te tokes.
-
Permiresojme ndjeshem strukturen e tokes dhe thithjen e elementeve ushqyese.
-
Rrisim ne menyre te ndjeshme rendimentin dhe cilesine e produkteve te prodhuara.
Kujdes:plehrat kristalore te linjes PLUS perdoren vetem nepermjet sistemit te vaditjes. Ndalohet perdorimi i tyre me sperkatje gjethore.