
Pasion dhe dituri
Permbajtja
Anhidrid fosforik i tretshem ne uje: 47%
Oksid potasi i tretshem ne uje: 31%
Zink me EDTA i tretshem ne uje: 1%
PH-shi optimal i perdorimit: 4 - 9
TURBO SEED Zn eshte i vetmi formulim ushqyes qe ka efekt starteri.
Perbehet nga mikrogranula uniforme me baze fosfori dhe potasi, shume te tretshme ne uje. Prezenca e zinkut ne forme kelatike i jep mundesine preparatit te funksionoje si biostimulant sidomos ne fazat e para te zhvillimit te bimeve.
Perparesite e perdorimit
-
Asimilim i shpejte i fosforit dhe potasit i garantuar nga lokalizimi ne kontakt direct me faren.
-
Garanton zhvillimin e nje sistemi te forte rrenjor edhe ne tokat e renda dhe ujore.
-
Krijon mundesine e lokalizimit ne rjeshtat e mbjelljes se dritherave.
-
Perdoret me sukses ne te gjitha kulturat: perime,drithera, peme frutore etj.
Dozat dhe menyra e perdorimit
Grure, oriz dhe cereale te tjera: Perdorim ne toke ne doze 15-20 kg/ha i perzier me faren, ose me mikrogranulator.
Miser, fasule, bizele, panxhar, luledieli: Perdorim ne toke ne rjeshtin e mbjelljes, 15-20 kg/ha me mikrogranulator.
Domate, patate, spec, patellxhane, sallate, etj: Perdorim ne toke ne rjeshtin e mbjelljes, ne dozen 2 kg/dynym.
MASA SIGURIMI
Mbajeni larg femijeve. Kur bie me kontakt me lekuren ose syte te shplahet me uje te bollshem. Rruajeni ne ambient te fresket dhe te thate. Te rruhet ne amballazhin origjinal. Ne rast se amballazhi hapet te perdoret te shumten brenda 72 oreve.
PRODHUES: TRADECORP SA SPANJE
Produkte speciale per ushqimin e bimeve
TURBO SEED Zn
Preparat ushqyes mikrogranular me baze fosforopotasike (PK 47-31) me Zink kelatik.
