top of page

Fitostimulant modern me baze ekstrakt algash te llojit ascophyllum nodosum i  realizuar me metoden e “ekstraktimit te ftohte” dmth pa perdorimin e kimikateve dhe temperaturave te larta , gje qe realizon rruajtjen e  principeve active pa asnje lloj neutralizimi.Rezultati eshte nje produkt ne forme kreme, me ngjyre jeshile,totalisht i tretshem, me permbajtje te larte alginatesh, vitaminash, aminoacidesh, antioksiduesh natyrale etj.
 

Rekomandohet per te gjitha tipet e aplikimeve dhe vecanerisht ne fazen kritike te rritjes per te tejkaluar situatat e stresseve ambjentale.

 Rekomandohet vecanerisht  perdorimi ne periudhen e lulezimit dhe lidhjes se frutave sepse regullon dhe aktivizon sintezen e ormoneve natyrale.

Reagon si promotor i zhvillimit te sistemit rrenjor , i fotosintezes  dhe si fitostimulant per te kapercyer stresset ambjentale.














 

DOZAT DHE MENYRA E PERDORIMIT

VADITJE ME PIKA:

200 cc/dynym te perseritura cdo 2 jave. Per te reduktuar demet nga kripezimi i larte mund te nderhyjme cdo jave.

 

SPERKATJE GJETHORE:

DOZA E PERGJITHSHME : 100-200 cc/100 litra uje.

Per te favorizuar lidhjen  e frutave : 2-4 nderhyrje gjate periudhes se lulezimit.

 

PERIME

Domate spec , trangull, patellxhan, pjeper, shalqi, etj:

Fillojme nderhyrjet pas daljes se luleve te para deri ne vjelje.

Spinaq, pazi, qepe te njoma, etj: 3-4 nderhyrje, pas daljes se gjetheve te verteta cdo 10-15 dite.

Patate: nderhyjme cdo 15 dite nga fillimi i  formimit te tubereve.

 

Farishte: 100-150 cc/dynym.

 

FRUTIKULTURE, VRESHT, AGRUME, ULLI:

 Sperkasim para  lulezimit, dhe gjate lulezimit, lidhjes dhe rritjes se frutave.

Bashkeshoqerohet me shumicen e plehrave dhe pesticideve.  Beni nje test para perzierjes.

Mbajeni larg femijeve. Mos hani, pini ose ndizni duhan gjate perdorimit. Ne rast kontakti lahuni me uje te bollshem.

                  PRODHUES: TRADECORP SA SPANJE

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

PHYLGREEN

Phylgreen
bottom of page