top of page

SALTRAD eshte nje produkt special per perballimin e problemeve te kripezimit dhe  teprices se NATRIUMIT ne toke.  Sinteza e tij (Kalcium chelatik me acide organike dhe squfur) dhe menyra me te cilen eshte prodhuar krijon nje bashkeveprim midis substancave qe e perbejne duke rritur efikasitetin e cdo perberesi dhe  realizon keshtu nje rezultat shume me te mire se sa te perdoreshin vec e vec.

SALTRAD zgjidh dy problemet kryesore ne tokat e kripura dhe te pasura ne NATRIUM:

  • Mungesen e Kalciumit

  • Tepricen e joneve te tjera (kryesisht te NATRIUMIT)

Zhvillimi i bimeve ne keto toka eshte i veshtire per arsye se:

Toka me teprice Natriumi:  Teprica e Natriumit ndikon negativisht ne strukturen e tokes, ne ajrosjen, pershkueshmerine, ne krijimin e krustes siperfaqesore, faktore qe krijojne kushte te veshtira per zhvillimin e bimeve (sidomos bimeve te reja) dhe veshtiresi ne thithjen e ujit dhe elementeve ushqyese etj.

Toka te kripura: Kripezimi i larte ne toke dhe sidomos kripezimi qe i dedikohet Natriumit krijon problemet qe u theksuan ne paragrafin e mesiperm por edhe cregullime te theksuara fiziologjike sepse pakesohet thithja e ujit nga rritja e theksuar e presionit osmotik ne toke.

Veprimi i preparatit SALTRAD eshte si me poshte: Kalciumi qe eshte perberes i tij zevendeson Natriumin gjate kembimit te kationeve ne lidhjet tokesore.  Acidet organike qe permban bashkohen me lidhjet argjilohumike te tokes duke shtuar keshtu aftesine kembyese te kationeve dhe duke pakesuar problemet ne strukturen e tokes.  Squfuri lidhet me Natriumin ne forma te tretshme qe shplahen lehte nga toka.

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

SALTRAD

Saltrad

KORRIGJUES I TOKAVE TE KRIPURA

FORMA:  I lengshem me ngjyre kafe

KARAKTERISTIKA: 
Factori chelatik jane acidet organike

PH:  4.5 - 5.5

PESHA SPECIFIKE:  1.22 gr/ml

 

DOZAT DHE MENYRA E PERDORIMIT

Doza e pergjithshme 3 - 7.5 litra/dynim.  Behen 4 - 5 nderhyrje me 800 - 1200 cm3 ne cdo nderhyrje nepermjet vaditjes.

PERZIERJA

SALTRAD perzihet me shumicen e plehrave dhe pesticideve duke perjashtuar ato me PH te larte.  Keshillohet te behet nje prove e vogel para zbatimit te perzierjeve.


PERZIEJENI MIRE PARA PERDORIMIT


PARALAJMËRIMET, PERDORIMI DHE RUAJTJA

I demshem ne rast se pihet. Shkakton iritim te lekures. Shkakton deme te rrenda tek syte.

Lani mire duart pas perdorimit NE RAST SE PIHET: Telefononi ne QENDREN E HELMIMEVE ose doktorin ne rast se nuk ndjeheni mire. Shplani gojen.

NE RAST KONTAKTI ME LEKUREN: Lahuni me uje te bollshem dhe me sapun. Lani mire lekuren e ndotur pas perdorimit.Hiqni robat e ndotura dhe lajini mire para se ti perdorni prape.

NE RAST KONTAKTI ME SYTE: Shplani syte me uje te bollshem per disa minuta. Neqoftese kini lente hiqini nqs eshte e mundur. Vazhdoni te shplani. Perdorni roba mbrojtese. Hidhni amballazhin bosh ne baze te percaktimit te ligjeve vendore.

Tundeni mire para perdorimit. Te rruhet larg femijeve. Mos haqni, mos pini ose tymosni, kur perdorni kete produkt. Ruajeni ne vend te fresket dhe te thate per te evituar temperaturat ekstreme. Ruajeni vetem ne amballazhin original. Perdorni produktin ne baze te udhezimeve te etiketes. Ne rast dyshimi konsulltohuni me tekniket e firmes dhe agronomin e zones. Mos tejkaloni dozat e rekomanduara.
 

                                                    PRODHUES: TRADECORP SA SPANJE
bottom of page