TRADECORP Zn eshte nje formulim  qe perdoret per kurimin e crregullimeve fiziologjike qe i dedikohen mungeses se ZINKUT.  Ky  formulim prodhohet ne menyre te tille qe te jete i pershtatshem per perdorimin si ne tokat bazike dhe acide.  Mund te perdoret ne toke por edhe me sperkatje gjethore.

Lidhjet argjilohumike te tokes thithin ZINK ne siperfaqen e tyre dhe e mbajne ne forme te kembyeshme. Nderkaq zinku ngaqe nuk leviz lehte ne toke mblidhet ne horizontin e siperm te tokes duke krijuar keshtu probleme per kulturat me sistem rrenjor te thelle.  Nje rast tjeter ku shfaqet mungesa e ZINKUT eshte ne tokat acide ku jane hedhur doza te larta plehrash fosforike ne te cilat krijohen lidhje jo te tretshme te fosfateve me zinkun.

ZINKU pervec te tjerave eshte i domosdoshem per krijimin e AUKSINAVE dhe kur ky element mungon kemi pasoja negative ne lulezim.

TRADECORP Zn keshillohet te perdoret ne menyre profilaktike dhe kurative per perballimin e simptomave te mungeses se ZINKUT.

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

TRADECORP Zn

 

ZINK I TRETSHEM CHELATIK EDTA

FORMA: Grimca te imta te tretshme ne uje, me ngjyre te bardhe

KARAKTERISTIKA: 
Faktori chelatik E.D.T.A 

I qendrueshem ne PH 4 - 7

Tretshmeria  250 gr / liter 

 

DOZAT DHE MENYRA E PERDORIMIT

 

VADITJE ME PIKA:  200 - 300 gr /dynim

SPERKATJE GJETHORE:  25 - 30 gr /dynim te tretura ne 20 - 30 litra uje.  Sperkatja perseritet pas 15 - 20 ditesh nqse eshte e domosdoshme.  Te behet nje prove e vogel para perdorimit.

 

PERZIERJA

TRADECORP Zn perzihet me shumicen e plehrave dhe pesticideve.  Keshillohet nje prove para perzierjes.

              PRODHUES: TRADECORP SA SPANJE