top of page

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

PROGRAMI I PLEHERIMIT TE MISRIT

PROGRAMI I PLEHERIMIT TE MISRIT

Hibridet e thjeshta te misrit kane mundesi shume te medha prodhuese.  Qe t'i shfrytezojme keto aftesi prodhuese ne maksimum duhet te krijojme kushte optimale per kultivimin e tyre.  Nje nga perkujdesjet kryesore ne teknologjine e kultivimit eshte programi i pleherimit.

Sasite e elementeve ushqyese qe nevojiten per te marre 1000 kg koker nuk jane standarte sepse varen nga faktore te ndryshem: teknika e kultivimit, hibridi, perqendrimi ne toke etj.  Mesatarisht per kushtet e Shqiperise per 1000 kg prodhim duhen: N 20-23 kg;  P2O5 3.5-4 kg;  K2O 15-18 kg.

 

Azoti (N)

Eshte elementi me i rendesishem sepse percakton prodhimin.  Thithet ne sasi te medha dhe pjesa me e madhe largohet me vjeljen e prodhimit (75 % shkon ne koker dhe nje pjese e madhe shplahet).  Nga eksperimentet qe jane bere rezulton qe per te marre rendimentin maksimal duhen 20 - 30 njesi Azoti /dynim (afersisht 80 - 100 kg Nitrat Amoni).  Sasi me e madhe nuk shton prodhimin por thjesht rrit koston. Praktikisht Azoti jipet 1/3 - 1/2 ne pleherimin baze dhe pjesa tjeter kur bimet kane arritur lartesine 50 - 60 cm.
 

FOSFORI (P2O5)

Eshte element baze per zhvillimin e bimeve dhe prodhimin.    Nga sasia qe hidhet nepermjet pleherimit brenda vitit shfrytezohet nga bima vetem 15 - 20 %.   Pjesa tjeter qendron ne toke dhe shfrytezohet ne vitet e mevonshme.

Ketu eshte e rendesishme te theksojme rendesine e madhe te analizave kimike te tokes.  Nqse Fosfori ne toke eshte nen nivelin optimal atehere duhet te bejme pleherime korrigjuese per ta sjelle ne nivelin optimal dhe kjo kerkon te pakten 2 - 3 vite.

Nqse nuk bejme analize kimike te tokes atehere duhet te hedhim cdo vit reth 6 njesi P2O5/dynim ne mbjellje.  Pjesa me e madhe e Fosforit qe thithin bimet gjate nje viti shkon ne koker (80 - 85 %)  pra largohet.  Perdorimi i sasive te teperta te Fosforit ne toke ka ndikim negativ se bllokon Zinkun (Zn) nje element shume i rendesishem per misrin dhe kjo ka pasoja negative per prodhimin.

 

KALIUMI (K2O)

Eshte nje element shume i rendesishem per misrin sepse merr pjese pothuajse ne te gjitha funksionimet fiziologjike te bimes.  Pjesa me e madhe e Kaliumit 75  - 80 % shkon ne kashten e misrit (kercell dhe gjethe).  Gjithashtu eshte nje element qe nuk shplahet lehte nga toka me perjashtim te tokave te lehta ranore.  Dhe ne rastin e Kaliumit ndihmen kryesore do na e japin analizat e tokes.  Nqse prania e Kaliumit ne toke eshte ne nivele optimale dhe nqse nuk largojme nga parcela kashten e misrit (silazh, ushqim per bagetine etj.) pleherimi potasik nuk eshte i nevojshem.  Ne rast te kundert duhet  te hedhim 20 - 25 njesi K2O/dynim ne mbjellje.

 

MIKROELEMENTE

Rasti me i shpeshte i mungeses se mikroelementeve eshte mungesa e Zinkut (Zn) sidomos ne fazat e para duke shfaqur kloroze ne gjethet e mesme dhe ulje te zhvillimit te bimes. 


Praktikisht ne rekomandojme:

Pleherim baze:

Ne tokat e lehta-mesatare:

20-10-10    30 kg/dynim me makine mbjellese ose 50-60kg/dyn ne gjithe siperfaqen(vigon) 

Ne tokat mesatare- te rrenda:

DAP  (16-48-0)   20-30 kg/dyn me makinen mbjellese ose 40-50 kg/dyn ne gjithe siperfaqen(vigon)

 Pleherim plotesues:

 50 kg/dynim Nitrat amoni ne lartesine 50 - 60 cm.

Per te marre mbi 130 kv/ha  propozojme te hidhet nje doze reth 20 kg/dynim Nitrat amoni ne fazen e xhufkimit me dore ne rrjeshta pas vaditjes ose te perdoren plehra amoniakale me zberthim gradual.

bottom of page