Produkte speciale per ushqimin e bimeve

PROGRAMI I PLEHERIMIT  TE SPECIT 

 

Per te marre nje rendiment 12-15 ton/dynym speci ka keto kerkesa ne elemente ushqyese:

 
Azot (N)
: 55 kg                  Kalcium (CaO): 33 kg

Fosfor (P2O5):15 kg           Magnez(MgO):  12 kg 

Potas (K2O):   85 kg

 

PLEHERIMI BAZE

100 kg/dynym , FERTIBLUE  12-12-17 + 2Mg + TE.

Po keshtu keshillohet te perdoren 4-5 ton/dynym pleh organik.

 

PLEHERIMI PLOTESUES

Nje program i thjeshte pleherimi mund te jete:

Faza e pare - mbjellje – stabilizim i bimes, kohezgjatja 10 dite : 3 pleherime me BEST 12-48-8 +TE, 2 kg/dynym + 1 liter/dynym HUMISTAR. 

Faza e dyte – nga fillimi i  zhvillimit vegjetativ deri ne lidhjen e frutave te para, kohezgjatja 25 dite: 

4 kg/dynym BEST 20-20-20 +TE, cdo 3 dite, totali 32 kg.

Faza e trete – nga lidhja e frutave te para deri ne vjeljen e pare, 20 dite: 

4 kg/dynym BEST 24-8-24 TE, cdo 3 dite, totali 28 kg. 

HUMICAL 1,5 litra/dynym

Faza e katerte – nga vjelja e pare deri ne fund te kultivimit: 

4 pleherime me BEST 16-8-24 + 4 MgO  + TE, me 4 kg/dynym, cdo 3 dite

HUMICAL 1,5 litra/dynym, 

4 pleherime me BEST 16-8-24 + 4 MgO  + TE, me 4 kg/dynym, cdo 3 dite

HUMICAL 1,5 litra/dynym.

Pleherimet vazhdojne cdo 3 dite duke kombinuar plehun kristalor  BEST 16-8-24 + 4 MgO  + TE me EVERYFERT 14-0-28 + 10 CaO, dhe duke perdorur nje here njerin dhe nje here tjetrin.

 

Per te mbuluar nevojat per mikroelemente mund te perdorim serine e plehrave EVERYFERT PLUS qe permban keto mikroelemente: Fe (EDDHA) 0,4%, B- 0,1%, Zn (EDTA) 0,15%, Mn (EDTA) 0,25%, 

Mo – 0,04%, Cu (EDTA) 0,05%, ne formulimet analoge: 18-18-18,  9-15-27, 21-7-21, (1% AM + 1% SW + 1% FA),duke zevendesuar me kete seri 30-40% te sasise totale te plehrave te perdorura.

Per te ulur kripezimin perdorim medikamentin SALTRAD ne dozen 1 liter/dynim duke bere 4 - 5 nderhyrje cdo 15 dite.

 

Per te perballuar mungesen e hekurit perdorim preparatin ULTRAFERRO ne dozen 300 - 500 gr/dynim i cili perdoret i vecante dhe pa rene ne kontakt me driten e diellit. (Ne darke)

Per te perballuar streset e ndryshme (temperatura  te ulta ose te larta, deme nga semundjet dhe demtuesit etj) perdorim preparatin DELFAN PLUS ne dozen 1 liter/dynim duke bere 3 - 4 nderhyrje.

Per te ulur Ph-in e tokes dhe ujit perdorim preparatin LOWER 7, 40-150ml/1000 litra uje.

Per te rritur madhesine shijen dhe ngjyren e kokrave sperkasim me FINAL K,  200ml/100 litra uje dhe FRUTALIV,  300 ml/100 litra uje.

Ne pleherimin e specit duhet te mirret parasysh fakti qe speci si kulture eshte shume i ndjeshem ndaj kripezimit (ndryshe nga domatja). Prandaj uji i ujitjes duhet te kete cilesi te larte, te behen matje te shpeshta te kripezimit dhe te mos perdoren ne pleherim tretesira te dendura (doza te larta plehrash).