PERSHKRIMI:  
DISPER Cu Max
eshte nje pleh me baze bakri ne te cilin mikroelementi (Cu) eshte i aktivizuar dhe i mbrojtur me nje menyre te tille, qe te thithet nga bima  me  EFEKTIVITET MAKSIMAL.








PERMBAJTJA:

Baker (Cu) total, i tretshem ne uje 14 %

Baker (Cu) i kelatuar me LS και AG 14 %





 

DISPER Cu Max  eshte 100% i tretshem ne uje dhe i kelatuar. Faktoret kelatike jane: Lignosulphonic acid (LS) dhe Gluconic acid (AG).  pH-i  ne te cilin jane te qendrueshem faktoret kelatike eshte: 4-9.

MENYRA E VEPRIMIT: Bakri nga pikepamja pleheruese, merr pjese ne formimin e mitohondrive,te farerave,aktivizon prodhimin e proteinave, merr pjese ne procesin e frymemarjes dhe eshte lende ndertuese e shume enzimave.Bakri ndihmon metabolizmin e bashkimeve fenolike dhe fytoaleksinave. Fytoaleksinat jane molekula polyfenolike qe krijohen nga bima si mjet vetembrojtjeje nga fytopathogjenet (jane toksike per keta faktore)

 

DISPER Cu Max  thithet nga gjethet me shume nga cdo produkt bakri, duke beret e mundur reduktimin e dozes se perdorimit. Si rrjedhim sasia qe perdorim ulet ne menyre drastike (3-5 here) dhe volumi i mbetjeve ulet me shume se 90%.

 

DISPER Cu Max eshte miqesor ndaj ambjentit.Per arsye te dozes se vogel te perdorimit (ne baker metalik) ul ndotjen e mjedisit. Formulimi eshte terresisht i asimilueshem nga bima dhe shume i sigurte ne perdorim sepse eshte ne forme kokrizash, pa pluhur dhe totalisht i tretshem ne uje.

DOZAT E PERDORIMIT: Per shkak te permbajtjes se tij DISPER Cu Max eshte me rezultativ me sperkatje gjethore.Por edhe perdorimet me sistemin e vaditjes jane gjithashtu rezultative per zhvillimin dhe shendetin e rrenjeve. Keshillohet per te gjitha kulturat por sidomos per ato qe kane kerkesa te larta per baker dhe per ato qe kane nevoje per nxitjen e sistemit imunitar.Perdorimi i produktit rekomandohet ne varesi te fazes se zhvillimit dhe nevojave te bimeve

Sperkatje gjethore:  Doza 100–150 gr/100 L uje.

Me vaditje:  Doza 100 gr/dynym.

Numri total i nderhyrjeve varet nga tipi i kultivimit dhe nevojat e bimeve.

Ne kulturat drufrutore, ne sperkatjet gjethore  keshillojme,te perdoren dozat e larta ne dimer dhe te ultat ne pranvere.

KESHILLA PERDORIMI: Dozat dhe koha e perdorimit te produktit duhet te percaktohen ne cdo rast me ndihmen e specialistit.Te ruhet ne vende te fresketa dhe te thata, ne amballazhin original,larg femijeve dhe kafsheve.Keshillohet te mbyllet mire amballazhi pas cdo perdorimi.

ΚΟΜΒΙΝΙΜΙ: Mos e perzieni me vajra, squfur dhe produkte alkalike. pH-i i DISPER Cu Max eshte 4´4.

SHENIME PER PERDORUESIN: Informacionet dhe verejtjet e mesiperme jane rezultat i studimeve dhe provave.Nderkaq perdorimi ose depozitimi i keqmund te ndikojne ne karakteristikat dhe rezultativitetin e produktit. Meqenese keta faktore jane jashte kontrollit tone nuk mbajme asnje pergjegjesi qe buron nga ato.Kompania garanton sintezen dhe formen e produktit.

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

BAKER I AKTIVIZUAR-EFEKTIVITET MAKSIMAL

DISPER Cu Max