top of page

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

PLEHERIMI I MANDARINES

PLEHERIMI I MANDARINES

Ne rekomandojme perdorimin e plehrave kristalore gjate gjithe peiudhes se vegjetacionit.

EFEKTET POZITIVE:

Shfrytezim shume i larte dhe rezultativ i plehrave.

Plehu jipet ne forme totalisht te tretshme ne dozat e duhura dhe ne momentin e duhur.

Nuk kemi humbje.

Azoti jipet ne doza te vogla dhe totalisht te asimilueshme nga sistemi renjor i bimeve.

Fosfori eshte ne forme 100% te tretshme dhe shkon ne thellesine e duhur ne momentin e perdorimit.

Potasi hidhet ne fazat kur eshte i nevojshem per bimet.

Me perdorimin e plehrave kristalore me PH te ulet realizojme ulje drastike te PH-it ne zonen e sistemit renjor te bimeve. Kjo ka si rezultat thithjen me te mire nga sistemi renjor te shume elementeve dhe mikroelementeve(Fe, MgO, Zn, B, Mo. etj.)

Rritje te nivelit te Fosforit te asimilueshem ne tretesiren tokesore.

Ulje ne mase te konsiderueshme te klorozave(zverdhjeve )te bimeve.

Bime te shendosha me sasi dhe cilesi me te larte prodhimi.

 

















PROGRAMI I PLEHERIMIT

 

Me pleherimin synojme te furnizojme bimen me lende ushqyese per te zbatuar me sukses fazat e ndryshme fenologjike.Meqenese mandarina ka nje numer shume te madh lulesh, nevojat per lende ushqyese ne fazen e lulezimit jane shume te medha. Bima ne kete faze shfrytezon rezervat ushqimore te depozituara ne organet e ndryshme te saj nga viti paraardhes, sidomos nga gjethet.Per te favorizuar keto rezerva eshte shume i rendesishem pleherimi intensiv ne periudhen e veres dhe vjeshtes sepse a i krijon keto rezerva.

Me programin e meposhtem synojme nje rendiment te larte dhe te qendrueshem 200 kg/bime cdo vit ne pemet e rritura). Per te realizuar kete prodhim ne rekomandojme perdorimin  e sasive te meposhtme lendesh ushqyese:



AZOT (N)                   50 kg/dynym/vit.

FOSFOR (P2O5)       20 kg/dynym/vit.

POTAS (K2O)           70 kg/dynym/vit






ME SISTEMIN E VADITJES

Ne fund te Shkurtit – fillim Marsi (ne varesi te vitit) perdorim 1 kg/bime ure (46-0-0)ne tokat me Ph mesatar  ose 1,5 kg/bime sulfat amoni (21-0-0) ne tokat alkalike (Ph > 7,5).

Ne fillim te  Marsit (me shfaqjen e shenjave te para te vegjetacionit te ri) fillojme perdorimin intensiv  te plehut kristalor POLY-ENERGOL 20-20-20 + TE + 3,5% AM ne dozen 10 kg/dynym cdo 7-10 dite. Deri ne lidhjen e kokrave bejme gjithsej 5 nderhyrje duke perdorur ne total 50 kg.

Ne fillim te Prillit ne tokat alkalike perdorim 1,5 kg/dynym ULTRAFERRO (HEKUR EDTHA 6%).

Pas lidhjes se kokrave bejme 2 nderhyrje me POLY- ENERGOL 24-8-24 + TE + 3,5% AM ne dozen 10 kg/dynym cdo 10-15 dite.

Pas 20 Qershorit perdorim 10kg/dynym nitrat kalciumi.

Vazhdojme me POLY- ENERGOL 24-8-24 + TE + 3,5% AM duke bere 3 nderhyrje te tjera me 10 kg/dynym cdo 10-15 dite.

Nga  fundi i Gushtit perdorim  Multi-K Mg 11-0-40+4Mg Oduke bere 4 nderhyrje cdo 15 dite. Ne tokat alkalike perdorim Multi Κ pHast i cili ka reaksion acid(Ph 3-4)

Ne fund te shtatorit ne tokat alkalike perdorim 1 kg/dynym ULTRAFERRO (HEKUR EDTHA 6%).

 














ME SPERKATJE GJETHORE

Kur lastaret e rrinj kane arritur madhesine 5-8 cm perdorim plehun gjethor CITRUS 18-14-18 + 2 MgO +3 AM +1% Fe + 0,5% Zn + 0,2 % B + 0,5% Mo +0,02% Cu i cili eshte i sajuar posacerisht per agrumet ne dozen 5-10 kg/1000 litra uje.

 

Ne fazen e gonxhimit perdorim plehun gjethor Everyfert foliar ENERGY 12-34- 22 + 0,5% B + 0.4% Mo  +0,1% Fe + 0,1% Zn + 0,1 % Mn + 0,1% Cu + 2% SW + 3% AM ne dozen 5-10 kg/1000 litra uje.Ky perdorim synon ne fuqizimin e lulezimit dhe ne lidhjen me te mire te kokrave.

 

Pas lidhjes se plote te kokrave  perdorim plehun gjethor CITRUS 18-14-18 + 2 MgO +3 AM +1% Fe + 0,5% Zn + 0,2 % B + 0,5% Mo +0,02% Cu ne dozen 5-10 kg/1000 litra uje.

Pas rrezimit te Qershorit kur fillon rritja intensive e kokrave perdorim plehun gjethor CALITECH i cili permban Azot, Kalcium, Magnez dhe mikroelemente ne dozen 2-3 litra/1000 litra uje, duke bere 2 sperkatje cdo 15 dite.

 

Ne fillim te Shtatorit perdorim plehun gjethor CITRUS 18-14-18 + 2 MgO +3 AM +1% Fe + 0,5% Zn + 0,2 % B + 0,5% Mo +0,02% Cu ne dozen 5-10 kg/1000 litra uje.

 

Kur fillon ndyshimi i ngjyres se kokrave bejme 2 sperkatje me preparatin FINAL K (Potas organic 31%) ne dozen 2 litra/1000 litra uje, per te rritur permbajtjen e sheqerit, ngjyren, madhesine dhe shijen e kokrave.

Ky program kushton afersisht 50 000 leke/dynym, dhe synon ne realizimin e te ardhurave rreth 500 000 leke/dynym.

NENVIZIM- Netokat alkalike me permbajtje te ulet ne mikroelemente rekomandojme perdorimin e plehut kristalor “EVERYFERT PLUS” i cili permban

15-20 here me shume mikroelemente nga plehrat e tjerra.

bottom of page