PERSHKRIMI:

DISPER Complex Κ eshte nje preparat shume i studiuar qe furnizon kulturat me potas dhe mikroelementet e domosdoshme(100% ne forme kelatike). Korrigjon problemet qe shkaktohen nga karencat e mikroelementeve dhe permireson cilesine. Preparati eshte totalisht i assimillueshem, thithet direkt nga bima dhe shume i sigurte ne perdorim sepse eshte ne forme kokrizash 100% te tretshme ne uje.

 

Permbajtja e garantuar:

Hekur (Fe) 5% EDDHSA,  Mangan (Mn) 4% EDTA,  Zink (Zn) 0.6% EDTA,  Baker (Cu) 0.5% EDTA, Magnez (MgO) 2%,  Bor (B) 0.7%,  Molibden (Mo) 0.3%,  Potas (Κ2Ο) 14%.

 















MENYRA E VEPRIMIT:

DISPER Complex  Κ  rekomandohet te perdoret ne toka me permbajtje te larte Fosfori dhe Potasi per te shmangur karencat e Zinkut dhe Manganit. Hekuri eshte mikroelementi qe bimet konsumojne ne sasi me te madhe. Eshte i domosdoshem per krijimin e klorofiles, enzimave dhe organeve. Magnezi krijon berthamen e molekules se klorofiles e cila eshte pergjegjese per ushqimin e bimeve dhe ngjyren e tyre jeshile. Bakri ( si pjese e enzimave) lejon oksidimin ne fazen e fundit te frymemarjes se bimeve. Zinku merr pjese ne rregullimin e zhvillimit, ne sintezen e proteinave dhe ne metabolizmin e karbohidrateve. Mangani merr pjese ne formimin e klorofiles, ne metabolizmin e Azotit dhe te karbohidrateve. Bori ndihmon menjanimin e uljes se prodhimit qe shkakton mungesa e tij.

Molibdeni permireson metabolizmin e Azotit dhe ngulitjen e Rhizobium spp. Potasi permireson cilesite organoleptike te kokrave dhe cilesine duke mbuluar nevojat e bimeve ne fazat kritike te zhvillimit te tyre.

 

DOZAT E PERDORIMIT:

Ne toka te varfera, gelqerore dhe alkalike: Tretshmeria e produktit dhe rezistenca e tij ndaj joneve karbonike i jep ekuiliber kimik ne toke dhe permireson thithjen e mikroelementeve nga sistemi rrenjor. Ne kulturat e dritherave, bishtajoreve, ne vresht, lule, perime etj korrigjon karencat e mikroelementeve te Hekurit, Magnezit, Zinkut, Borit, etj.

Dozat indikative: Me sperkatje: 100-300 gr/100 litra uje. Kultura hidroponike:200-300 gr/100 litra uje ne solucion te dendur, ose 200-300 gr/10 000 litra uje.

Perdorim ne toke: Ne agrume, peme frutore bejme 3-5 perdorime gjate gjithe ciklit te kultivimit me 0,3-0,5 kg/dynym i tretur ne ujin e vaditjes Ne kulturat e perimeve dhe ne vreshta 400-600 gr/dynym. Ne lule dhe peme dekorative 1-3 gr/m2

 

KOMBINIMI:

Keshillohet te mos perzihet me vajra minerale ose produkte me Ph shume te ulet ose shume te larte.  pH-i i  DISPER Complex  Κ eshte 5,5. Rekomandohet te mbyllet amballazhi nqs ka tepruar produkt.

 

SHENIME PER PERDORUESIN:

Informacionet dhe keshillat e perdorimit jane rezultat i studimeve dhe provave. Nderkaq menyra e depozitimit dhe perdorimi i keq, mund te ndryshojne karakteristikat dhe rezutativitetin e produktit. Meqenese keto faktore jane jashte kontrollit te firmes nuk pranojme pergjegjesi per rezultate qe vijne nga perdorimi ose depozitimi i keq. Rekomandojme te kerkoni keshillen e specialistit Kompania garanton sintezen dhe formen e produktit..

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

DISPER Complex GS