Produkte speciale per ushqimin e bimeve

PROGRAMI I PLEHERIMIT TE VRESHTIT

 

Sot eshte i njohur roli i elementeve ushqyese dhe ndikimi i tyre ne funksionet jetike te vreshtit.  Po keshtu jane te njohura dhe sasite e elementeve ushqyese qe kerkon vreshti.

Pavaresisht nga roli i vecante i njerit ose tjetrit element duhet te theksojme se zhvillimi dhe frutifikimi normal i vreshtit varet nga prania ne toke e te gjithe elementeve ne sasi  "normale".

Me "sasi normale" nenkuptojme analogjite e sakta te ketyre elementeve ne fazat e ndryshme te zhvillimit te bimes ne forma qe asimilohen lehte nga bimet duke marre parasysh perberjen mekanike te tokes, Ph-shin dhe rezultatet e analizave kimike.

Kjo sot eshte e lehte per t'u realizuar me perdorimin e plehrave kristalore cilesore nepermjet vaditjes (hidropleherimit).  Avantazhi me i madh i hidropleherimit eshte furnizimi i vreshtit me analogjite e kerkuara te elementeve ushqyese ne kohen qe i ka nevoje.


Nje pleherim i tille analogjik mund te jete (per 1 dynim - 1000 m2)

Sic e theksuam pleherimi  i vreshtit nuk mund te behet me recete. duhet me perpara te behet analiza e tokes, rezultatet e saj te krahasohen me rezultatet e analizave gjethore dhe te mirret parasysh dhe pervoja e fermerit ne bashkepunim me agronomin e zones.

Nepermjet hidropleherimit mund te perdoren me sukses dhe me rezultate te dukshme shume formulime te reja qe perdoren per ushqimin e bimeve sic jane acidet humike dhe fulvike ne forme te lengshme, aminoacidet, polisakharitet, perzierjet e mikroelementeve ne forme chelatike, lenda organike e koncentruar, korrigjuesit e kripezimit etj.  Keto medikamente rregullojne ne menyre te dukshme strukturen e tokes dhe japin lende organike me vlere te larte biologjike.  Perdorimi i tyre ka rezultuar me efikasitet te larte dhe me rezultate mese te dukshme Si te tilla mund te perdoren:


Per te rritur lenden organike :

HUMISTAR: ne fillim te vegjetacionit ne dozen 500-700 cc/dynim cdo 15-20 dite duke bere gjithsej  

                         4-5 nderhyrje.

HUMICAL: 1.5-3 litra /dynim 2-3 here sidomos ne tokat ku mungon Kalciumi.

ORMAT: ne tokat e varfera dhe te ngjeshura ne dozen 1-1.3 litra /dynim duke bere 4-5 nderhyrje       nga fillimi ivegjetacionit deri ne fillim te pjekjes.

DELFAN  (lende organike + aminoacide):  per te ndihmuar bimen ne periudha stresi ne dozen      

1 liter/dynim me vaditje ose 200-300 cc /100 litra uje me sperkatje. 

ATON AZ dhe ECOQUEL mikromix:  per te perballuar  mungesen e mikroelementeve ne dozen

700 cc me vaditje ose 500 cc /dynim me sperkatje gjethore.

SALTRAD:  per te korrigjuar kripezimin ne dozen 1 liter /dynim 4-5 here me vaditje.

ULTRAFERO :  per te perballuar mungesen e hekurit ne dozen 5-15 gr /rrenje me vaditje pas

perendimit te diellit.

TRADECORP Zn :  per te perballuar mungesen e Zinkut ne dozen 300 gr /dynim me vaditje,duke 

e perseritur cdo 20 dite nqse eshte e nevojshme.

TRAPHOS AZ:  per te rriturr qendrueshmerine e bimes ndaj kalbezimit te rrenjeve (phytophthora sp.)  ne dozen 0.8-1 litra /dynim me vaditje, ose 250 cc me sperkatje.