TRAFOS K eshte nje formulim i lengshem transparent  me permbajtje te larte fosfori dhe  potasi dhe perdorimi i tij keshillohet te behet me sperkatje gjethore ose nepermjet sistemit te vaditjes gjate gjithe ciklit te kultivimit kur kushtet agronomike dhe klimatike e diktojne (pas shirave te forta,ne kohe me lageshtire te larte dhe kur bimet kane kerkesa te shumfishuara per elemente ushqyes).

 

Perdorimi i TRAFOS K ka keto efekte positive:

 

Rrit rezistencen e bimeve ndaj semundjeve.

Rrit rezistencen e sistemit rrenjor dhe kercellit ndaj Fitofthores dhe Vrugut dhe parandalon kalbezimin e qafes se renjeve.
 

SINTEZA
 

Anhidrid fosforik i tretshem ne uje 30% 

Oksid potasi i tretshem ne uje 20% p/p

 

DOZAT DHE MENYRA E PERDOTIMIT
 

PERDORIMI ME SISTEMIN E VADITJES 

AGRUME, PEME FRUTORE, ULLI

Bejme 2 trajtime duke perdorur 500-1000 ml/dynym ne cdo trajtim. 

PERIME

Bejme 2 trajtime duke perdorur 0,5-1 liter/dynym ne cdo trajtim.

SPERKATJE GJETHORE

Agrume, peme frutore, vreshta :  200-300 ml/100 ltra uje.

Domate, bostanore etj :  200-300 ml/100 litra uje.Mire eshte te behet banjezim i mire i kercellit dhe qafes se renjes.

PERZIERJA

TRAFOS K perzihet me shumicen e plehrave dhe pesticideve. Nuk perzihet me preparate me reaksion bazik,vajra minerale dhe preparate me baze bakri. Keshillohet te behet nje prove e vogel para perdorimit.

Skadenca: 3 vjet pas dates se prodhimit.

  

PARALAJMËRIMET, PERDORIMI DHE RUAJTJA 

Shkakton iritim serioz tek syte.

Lani mire duart pas perdorimit. Mbroni syte.

NE RAST KONTAKTI ME SYTE: Shplani syte me uje te bollshem per disa minuta.Neqoftese kini lente hiqini nqs eshte e mundur.Vazhdoni te shplani. Neqoftese iritimi i syve vazhdon: Kerkoni ndihme mjekesore.

Tundeni mire para perdorimit. Te rruhet larg femijeve. Mos haqni, mos pini ose tymosni, kur perdorni kete produkt. Ruajeni ne vend te fresket dhe te thate per te evituar temperaturat ekstreme. Ruajeni vetem ne amballazhin original. Perdorni produktin ne baze te udhezimeve te etiketes. Ne rast dyshimi konsulltohuni me tekniket e firmes dhe agronomin e zones.

Mos tejkaloni dozat e rekomanduara.

 PRODHUES: TRADECORP SA SPANJE

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

TRAFOS K

 

EC FERTILIZER