PERSHKRIMI:  

DISPER Size GS eshte nje stimulant i studiuar per te ndihmuar zhvillimin e kokrave, nga lidhja deri ne pjekje, me qellim rritjen e prodhimit dhe ruajtjen e cilesise se tij. DISPER Size GS eshte ne forme kokrizash totalisht te tretshme ne uje.Eshte i lehte ne perdorim dhe i pershtatshem per te gjitha sistemet e vaditjes dhe sperkatjes meqenese nuk permban pluhur dhe nuk krijon mbetje ose ngjitje.

VEPRIMI:

 DISPER Size GS ka rezultatet e meposhtme:

-Nxit procesin e zhvillimit te kokrave.

- Aktivizon rezervat e bimes per furnizimin e kokrave

- Jep lende ushqyese te domosdoshme per zhvillimin e kokrave.

- Shton permbajtjen e sheqerit ne koker.

-Permireson cilesine e kokrave.

- Rrit rezistencen ne periudha stressi.
 

PERMBAJTJA:

Aminoacide te lira 8,60 %

Potas (K2O)  31,50 %

Fosfor (P2O5) 18,00 %

Polysakharite  7,50 %

Bor (B) 0,69 %

Mangan (Mn)  EDTA  0,07%

Baker (Cu) EDTA  0´01%

Zink (Zn) EDTA  0,07%

Totalisht i tretshem

Percjellshmeria elektrike: 0,49 mS/cm  ne 1 g/L tretesire

 

DOZAT E PERDORIMIT:

Perdorimi i tij ka si destinacion kulturat ne te cilat karakteristikat e kokres jane shume te rendesishme: Perime per koker, peme frutore dhe lule.Perdorimi fillon me shfaqjen e kokrave te vogla.

Sperkatje gjethore: 1- 4 zbatime me  100-200 gr/100 litra uje cdo 10-15 dite.

Vaditje: 3-6 zbatime me 50-200 gr/dynym, deri ne sasi totale  300-600 gr/dynym.

Mos tejkaloni dozen e  200 gr/100 litra uje.

 

KOMBINIMI:

Te mos perzihet me produkte me reaksion acid ( pH i ulet) ose vajra.  pH-i i  DISPER Size GS ehte 8,2. Ne rast perzierje me produkte bakri dhe kalciumi rekomandohet te behet nje prove kombinimi.

 

REKOMANDIME PERDORIMI:

Rekomandohet te mbyllet mire amballazhi pas cdo perdorimi nqs ka tepruar produkt.Dozat dhe koha e perdorimit duhet te percaktohen me ndihmen e specialistit.

 

SHENIME PER PERDORUESIN: Informacionet dhe rekomandimet e mesiperme jane rezultat i provave dhe studimeve.Nderkaq perdorimi ose depozitimi i keq , mund te influencojne ne karakteristikat dhe rezsultatitivitetin e produktit.Meqenese keta faktore jane jashte mundesise se kontrollit tone nuk pranojme asnje pergjegjesi qe buron nga ato.Kompania garanton sintezen dhe formen e produktit.

Produkte speciale per ushqimin e bimeve

DISPER Size GS