
Pasion dhe dituri
HUMICAL eshte nje produkt qe permban kalcium (me EDTA) dhe acide humike. Prodhohet me nje menyre te vecante gje qe e ben produkt ideal per perballimin e te gjitha problemeve qe lidhen me mungesen e kalciumit dhe disponimin e tij ne bime.
Ky formulim vepron me shume menyra dhe reagimi i secilit prej perberesve te tij ka rezultate permbledhese te shumefishuara sesa po te perdoreshin secili vec e vec. Acidet humike permiresojne karakteristikat fiziko - kimike te tokes dhe si rezultat kemi strukture dhe teksture me te mire, ajrosje me te mire te saj, aftesi me te larte per kembimin e kationeve dhe gjithashtu rritjen e kapacitetit ujembajtes dhe zhvillimin me te mire te mikroorganizmave. Kalciumi qe permban HUMICAL mbrohet nga faktori chelatik EDTA dhe keshtu ne cdo rast eshte i disponueshem ne bime. Mungesa e kalciumit ne toke perballohet mjaft mire me perdorimin e HUMICAL akoma dhe ne kushte te veshtira tokesore.
Produkte speciale per ushqimin e bimeve
HUMICAL
Acide humike te pasuruara me kalcium chelatik EDTA


FORMA: I lengshem, i zi
KARAKTERISTIKA:
a) Factori chelatik EDTA
b) Pesha specifike 1.2 gr /ml
c) PH : 10 - 10.5
DOZAT DHE MENYRA E PERDORIMIT
VADITJE ME PIKA
Peme frutore: 1.5 - 3 litra /dynim. Nderhyrja e pare behet ne fillim te vegjetacionit dhe ndjek e dyta rreth 20 dite me vone. Doza vjetore eshte 3 - 6 litra /dynim.
..njevjecare: 1.5 - 3 litra /dynim. Ne perimet dhe bimet dekorative nderhyrja e pare behet nje jave pas mbjelljes ose trapjantimit. Ndjek nderhyrja e dyte 20 dite me vone. Sasia totale per nje cikel kultivimi eshte 3 - 6 litra /dynim.
PERZIERJA
HUMICAL perzihet me shumicen e plehrave dhe pesticideve pervec atyre me Ph acid, vajrave minerale, acidit nitrik dhe nitratit te kalciumit. Beni nje prove te vogel para perzierjes.
Permbajtia 1, 5 dhe 20 litra